Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se në sistemin e burgjeve janë bërë shumë tendera abuzive dhe emërime nepotike.
“Problemi qëndron se kjo ishte interepelanca e tretë brenda 1 viti e gjysmë ku u në zgjodha dy ministritë kyçe në vend që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rëndin. Pa këto të dyja nuk ka zhvillime në vend. Me 25 prill do të divorcohet Rilinjda nga krimi, Rilindja nga PS dhe do të marrë frymë demokracia në Shqipëri.
Lidhur me interepelancën që unë i thashë z. Gjonaj që mos të më thotë mua se çfarë ka bërë, po çfarë nuk ka bërë dhe përgjigjur për katrahurën e burgjeve në sistemin e Drejtësisë, siç ishte katrahura në rend dhe në siguri në Shqipëri, apo në tenderat korruptive në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që u shmang pyetjeve të drejtpërdrejta dhe fliste si Nexhmija Hoxha. Ministrja tregonte disa shifra false, qesharake, të dala nga zyrat e Rilindjes ashtu si kolegu i saj Lleshaj të cilët nuk e njohin politikën, por kanë ardhur nga detyra të tjera pa qenë deputetë por janë bërë ministra.
Këto nuk duan që tja dinë për këto skandale. Kanë bërë tendera korruptive, u kanë dhënë njerëzve që me vendim gjykate janë dënuar. Kanë bërë tendera fiktivë duke futur një restorant për djathin, qumështin. Kanë bërë shumë veprime korruptive si dhe emërime nepotike”, tha Maliqi për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post