Deputeti i mazhorancës, Alket Hyseni në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se do të bëhen ndryshime në ligjin për presidentin, që përfshin edhe kompetencën e tij për dhënien e nënshtetësive.
“Ka abuzuar, do reflektojmë ndryshime në ligj që do jenë si rezultat i ligjit për presidentin. Sa i përket kalimit të afatit për këtë ligj është shtyre pasi po punojnë dhe eksperte të tjerë përveç grupit të punës. E frikshme që në një periudhë kaq të shkurtër ka dhënë kaq shumë nënshtetësi sa të gjithë presidentët së bashku”, tha Hyseni.
Diskutime rreth kësaj post