“Do të ketë edhe zhvillime të tjera, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit lidhur me inceneratorët. Mbajeni mend këtë gjë!”
Kështu ka deklaruar ditën e sotme, ish deputeti Enkelejd Alibeaj teksa foli mbi tri kallëzimet e bëra në SPAK, në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.Alibeaj u shpreh se shqiptarët presin përgjigje mbi aferën 500 milionë euro, ndërsa SPAK, tha ai, është në test për të treguar veten.
“Zanati i vetëm i Ramës është të vendosë epitete ndaj kundërshtarëve. Por unë besoj se ky njeri duhet të jepte disa shpjegime mbi aferën mbi 500 milionëshe. Problemi janë shpjegimet që duhet të japë ai, ku kanë shkuar 500 milionë euro të inceneratorëve. Ndërkohë, ne kemi sjellë fakte të njëpasnjëshme sesi ligji është shkelur dhe paratë e shqiptarëve kanë shkuar në xhepa misteriozë. Ne shpresojmë që SPAK-ku t’i zbulojë. Pasi SPAK-u të nisë nga puna, atëherë do të shihni sesa kreativ do të jetë ky njeri në etiketimin e kundërshtarëve. Përfiton pikërisht nga pasiviteti i SPAK-ut”. – tha ish deputeti.
Diskutime rreth kësaj post