Vladimir Beja, ish-Komandant i Forcave Ushtarake Detare ka komentuar zhvillimet e fundit për sa i përket çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila është rënë dakord të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare.
Beja e cilësoi “dorëzim” vajtjen e Shqipërisë në gjykatë për këtë çështje dhe “mos-shfrytëzim të të gjitha rrugëve për arritjen e një marrëveshje”, ndërsa korrigjoi faktin se nuk është Gjykata e Hagës ajo që shqyrton çështjet e konventës ndërkombëtare të Montego Bay-it për ujërat, por Gjykata e Hamburgut.
“Nuk kemi të bëjmë me ngjarje të terrorizmit, apo krim ndaj njerëzimit siç ka qenë incidenti i Kanalit të Korfuzit, teksa sot jemi pikërisht më 22 tetor, ku 74 vite më parë ndodhi ky incident i tillë, dhe drejtimi te Gjykata e Hagës më duket e habitshme, për të mos thënë se në diplomaci dhe politikë nuk ka asgjë të rastësishme, mund të jetë edhe një kërcënim, do t’iu çojmë atje ku ju [Shqipëria] keni humbur,” – u shpreh Beja duke kujtuar se Gjykata e Hagës e pati dënuar Shqipërinë për incidentin e pas-Luftës së Dytë Botërore.
“Ky dorëzim i kryeministrit, që e paska kërkuar vetë këtë, për ta çuar në Gjykatë Ndërkombëtare, vjen në një kohë të papërshtatshme pasi kemi një situatë të tillë që deklarimin nga Greqia për zgjerimin nga 6-12 milje në det e ka kritikuar rëndë nga sekretari i përgjithshëm OKB-së, i cili e ka quajtur të njëanshme dhe të papranueshme, njëkohësisht edhe BE më 1 dhe 2 tetor e ka kritikuar qeverinë greke për qëndrim të njëanshëm për këto deklarata,” – u shpreh Beja duke theksuar se opinioni ndërkombëtar ka qenë në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë çështje në bazë të ligjeve ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post