Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, u shpreh se Partia Demokratike është e përgatitur për të sjellë jo vetëm një rrotacion politik, por një tronditje të thellë të sistemit.
“Interesat kanë ndryshuar dhe mendojnë shumë më ndryshe. Pavarësisht gjithë risive që kanë ndodhur, për mua është e pamjaftueshme për të bindur njerëzit se nuk do të ketë vetëm një rrotacion të thjeshtë, por ne do të sjellim një tronditje të thellë të sistemit.
Ne besojmë se PD është përgatitur për ë sjellë disa risi që mendohet se do ta bindin qytetarin shqiptar se PD-ja do të sjellë diçka ndryshe jo një zvarritje tjetër. Ne mendojmë se Rilindjen do ta dërrmojmë në zgjedhje. Kështu do t’i shërbejmë jo vetëm Rilindjes, por edhe gjithë Shqipërisë”, tha Nishani për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post