Greqia është gati për të reaguar nëse Turqia do të futet akoma më shumë në zonën e “zjarrit” në detin Mesdhe. Mediat greke citojnë burime ushtarake të forcave të armatosura, që theksojnë se janë në gatishmëri të plotë.
Mëngjesin e sotëm anija turke “Oruc Reis” përshkallëzoi më tej sfidën e Ankarasë kundër Athinës duke u afruar në një distancë edhe më të shkurtër, 8-9 milje nga Kastellorizo. Por aty po e prisnin forcat e armatosura greke, të gatshme për gjithçka.
“Forcat e Armatosura nuk kanë ndaluar për asnjë sekondë për të monitoruar nga afër lëvizjet e anijes “Oruc Reis” dhe flotës turke. Personeli ushtarak edhe një herë është vënë në gatishmëri të lartë, me anijet tona luftarake (siç tregojnë fotot përkatëse) që janë vendosur në zonën e provokimeve turke, duke marrë pozicione kyçe, të gatshëm për të reaguar.
Në të njëjtën kohë, avionët tanë të luftës janë në gatishmëri të lartë në skuadriljet e tyre, ndërsa formacionet e ushtrisë kanë vënë njësitë e tyre në gatishmëri të plotë, duke qëndruar në gatishmëri të menjëhershme në përputhje me rrethanat” thanë burimet ushtarake.
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare shpjeguan për mediat greke se “Skenari provokues nga turqit dy herë kohët e fundit kundër të drejtave tona sovrane përsëritet për herë të tretë, tani edhe më afër Kastellorizo, duke dërguar forcat e armatosura”. “Vetëm tani komandantët tanë, oficerët, ekuipazhet dhe i gjithë personeli i forcave të armatosura janë gati për të kryer me sukses misionin e tyre duke mbrojtur interesat tona sovrane” theksojnë të njëjtat burime.
“Erdogan kërkon me çdo kusht një fitore, qoftë edhe një simbolike, ose një revansh“, shprehet një burim i informuar ushtarak me të cilin foli protothema.gr. Pas vizitës së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Evros fundjavën e kaluar, zyrtarët nuk përjashtojnë mundësinë që vetë Rexhep Tajip Erdogan të vizitojë rajonin e Edirnes si kundërpërgjigje. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë në pikën e tyre më të nxehtë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post