Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Kjo është bërë e ditur nga një vendim i qeverisë i nënshkruar nga kryeministri Rama.
Vendimi i plotë:
“V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA”
Diskutime rreth kësaj post