Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me dërgimin në Hagë të çështjes së detit. Manjani paralajmëron se kjo është një çështje e humbur për shqiptarët.
Postimi i plotë:
“Së shpejti del filmi “Duel me Zhurmë”. Ridramatizim i filmit “Duel i heshtur”.
Prodhim i Kinostudios Rilindja III
Personazhet kryesore: Kapterr Ramëiu; Bepin Caka; Islam Turku (personazh i ardhur nga Turqia si shahit).
Ngjarjet zhvillohen në det mbi një anije greke që i jepet kapterr Ramëiut, i cili së bashku me Bepinin dhe Islamin nisen në Hagë të ndajnë kufirin e detit ku lundrojnë.
Anija është ofruar nga Grekët, sepse anijet tona janë të zëna me dasma, ditlindje dhe envente…
Pastaj në Hagë. Ehh, në Hagë. Kemi shumë shanc në atë gjykatë. Atë herë të vetme që desh shkoi kapterr Ramiu me anijen tonë te Dueli i Heshtur, humbëm.
Film i (pa)parë.
Shikim të këndshëm të nderuar qytetarë, pronarë të territorit të shtetit, që u trajtojnë si spektatorë në pronën tuaj…
Urdhëro! Ligji i pronave?!
Hahahahahahahahah….
“Hajde ta marrësh në Bigë”!
Film tjetër ky…
Është me Strasbourg, jo me Hagë.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post