Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi se brenda pak ditësh, projekt- ligji për rregullimin e arbitrazhit në vendin tonë do të kalojë për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.
Gjonaj deklaroi se kjo çështje është vlerësuar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare në përputhje me programin politik si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve.
“Përcaktimi i rregullave kombëtare për zhvillimin e arbitrazhit është vlerësuar si një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, që ndërmerret në përputhje me programin politik të qeverisë 2017-2021, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, garantimit të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve edhe konflikteve midis shtetit dhe palëve private, apo palëve private me njëra-tjetrën dhe kundrejt detyrimeve të marra përsipër ndërkombëtarisht”, tha Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post