Orinda Huta ka sjellë një pasqyrim të situatës së vështirë të shkaktuar nga koronavirusi pas një vizite në Belgjikë për shkak të disa xhirimeve të emisionit të saj.
Moderatorja ka treguar se e ka shijuar si eksperiencë, sepse ishte hera e parë që udhëtonte drejt Belgjikës, por nuk i ka pëlqyer po aq pamja e trishtë në qytete. Orinda shprehet se është ndjerë shumë keq kur ka parë sheshet e vendeve turistike të zbrazura nga qytetarët dhe turistët.
“Javën që shkoi për një qëllim të bukur me emisionin @jovetemmode u gjendëm në Belgjikë. Për mua, hera e parë që e vizitoja dhe më kënaqte ideja… edhe pse në një kohë ku vizitat jashtë lejohen veç për punë e për arsye mjekësore. Nuk dua të ndaj veç kaq, por edhe trishtimin që më përfshiu teksa vizitoja qytetin e diamanteve. Ishte BOSH! Bosh nga qytetarët, bosh nga turistët. Tek tuk shikoje ndonjë qytetar që na shikonte shtrembër kur xhironim pa maskë. Sa e trishtë për një vend turistik të shikoje sheshet bosh. Po jetojmë në një kohë të vështirë, por që do ia dalim, duke treguar kujdes për veten e për njerëzit që duam. Është e tmerrshme bashkëjetesa me maskën, por DUHET. Për veten dhe për njerëzit që duam”, ka shkruar Huta shoqëruar me disa fotografi të saj.
Diskutime rreth kësaj post