Deputeti Kujtim Gjuzi që në fillim të intervistës në programin “ABC e Pasdites” Gjuzi ngacmon drejtpërdrejtë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Ca të tjerë provokojnë edhe me yllin e kuq, sic ishte ky rasti I kryemistrit. Nëse do të ishte një yll siç e ka vendosur njëherë tjetër I bardhë, nuk do të thonim gjë, por mesa duket Edi Rama me yllin e kuq të Beogradit, vazhdon të ketë lidhje që nuk mund t’I zhbëjë dot. Herë pas here jep edhe sinjale përmes veshjes”., tha Gjuzi.
Ndër të tjera Gjuzi tha se ylli ka simbolikën e komunizmit që për 44 vite vendit tonë i ka marrë frymën.
“Ylli për 44 vite, na ka marrë frymën” – shtoi Gjuzi.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka mënyrën më të keqe të të provokuarit.
Diskutime rreth kësaj post