Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe mundësisë së koalicionit me Partinë Demokratike.
Ai tha se PR do të futet në zgjedhje e vetme ose në koalicion me PD-në, por jo në koalicion me ndonjë parti tjetër.
Për sa i përket vendosjes së emrit të tij në listën e PD, Mediu tha se nëse kjo do të ndodhte, emri i tij në listë do të renditej në bazë të vlerave elektorale historike dhe jo në bazë të dëhsiarve të Lulzim Bashës.
“Kur ti bën një koalicion, ka një vlerë elektorale historike, dhe në raport me të bën edhe vendosjen e emrit në listë. Unë nuk shkoj pas dëshirës së zotit Basha, unë s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër”, tha Mediu.
Diskutime rreth kësaj post