Moderatorja Fjoralba Ponari e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” foli hapur për jetën e saj private dhe për lidhjen e saj që tashmë e ka bërë publike.
Kohët e fundit ajo është treguar më “dorëlëshuar” në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto me partnerin e saj prej disa vitesh. Moderatorët Oriela Nebijaj dhe Isli Islami e pyetën me humor nëse i kishin vjedhur paswordin…
“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime?!” – ia kthen Fjoralba duke qeshur.
Ori vijon duke e ngacmuar: “ke frikë mos ta marrin”?
Fjoralba thotë se tashmë nuk e ka problem që ta marrin vesh të gjithë. “Françesko i ka bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”-përfundon Fjoralba.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post