Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë komunikimit me gazetarët u shpreh e prerë se nuk do t’i kërkojë Presidentit që të shpërndaje Parlamentin.
Kryemadhi theksoi se do të ishte kundër çdo veprimi të Presidentit që do e nxirrte opozitën të paaftë të përballej me mazhorancën.
Sipas saj shpërndarja e parlamentit do të ndodhë vetë nga zgjedhjet më 25 prill. Kryemadhi më tej shton se LSI nuk ka për qëllim t’i marrim votat PS-së pasi për të 25 prilli do të ketë më shumë pjesëmarrje qytetare sa dhe vetë viti 1992.
“Beteja jonë nuk është t’i marrim votat PS-së. Beteja jonë është t’u japim mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për fatin e vet. S’ka pse Monika të vendosë për shqiptarët. 25 prilli do jetë kthesë historike, do mbyllë tranzicionin. Forca e rinisë shqiptare, jo vetëm ata këtu, por të rinjtë nga Gjermania, Greqia, SHBA do votojnë kundër Ramës. Më pas çdo parti politike do bëjë tërheqjen e saj, por do jetë plebishit, do ketë më shumë pjesëmarrje se në 1992.
Meta as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin. Të jeni të sigurt. Mund të jetë taktikë politiko-mediatike për të hequr të drejtën Presidentin dhe t’ua japë Ministrisë së Brendshme të pajisë me nënshtetësi siç po pajis me karta identiteti të rreme kriminelët. Nuk është çudi ta bëjë.
Me thënë të drejtën kam një përgjegjësi sa i përket djegies së mandateve. Angazhimi i LSI qëndroi në bllok. Qoftë mandatet, qoftë bashkitë ku nuk u përfshimë në zgjedhje. Mund të them që çdo vendosje e Presidentit në pozita që tregojnë që ne nuk jemi të aftë të përballemi me mazhorancën do ishte kundër. Nuk do i kërkoja Presidentit të shpërndante parlamentin. Shpërndarja e parlamentit do të ndodhë më 25 prill. 99% e shqiptarëve janë kundër Ramës, por këta duhen orientuar drejt vizionit.
Shpërndarja e një parlamenti që është vetëshpërndarë nuk ja vlen. Janë peng i presioneve e shantazheve, lidhjeve të errëta. Do theksoja që sot më shumë se kurrë duhet të numërojmë mbrapsht për 25 prillin.” – tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post