Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se raportimet për një dorëheqje apo shkarkimit të mundshëm të tij u nxitën nga një përgjigje ironike ndaj pyetjes nëse do të vazhdojë të jetë ministër.
“Në këtë pozicion ku jam, ngarkesa është aq e madhe sa të mbetet shumë pak kohë për të qeshur. Pyetja ishte; a është e sigurt që nuk do të jeni më ministër. U përgjigja po, sepse nuk kisha se si t’i përgjigjesha ndryshe asaj pyetjeje”, tha ministri për Euro News.
Për të ardhmen e tij në politikë dhe mundësisë për të kandiduar për deputet, Lleshaj tha se, ka hyrë në politikë me ftesë të Edi Ramës ndërsa kandidimi varet nga Partia Socialiste.
“Kam ardhur në politikë për shkak se Edi Rama më ka ftuar. I jam përgjigj ftesës së Ramës qoftë si këshilltar në 2013 dhe si ministër në 2018. Nuk kam pas asnjëherë aspiratë për të bërë karrierë në politikë. Preokupimi im kryesor është që të bëj detyrën me nder dhe përgjegjësi. Pjesa tjetër është çështje partie, në parti nuk vetë kandidohesh”, deklaroi Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post