Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet se Meta mendon se Basha është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe krahasimin me Alija Izetbegoviç sipas tij për kryedemokratin e ka pasur.
Për Patozin kjo nuk është një lapsus, por një deklaratë që i ka dalë nga shpirti. Arsyen e dytë e lidh me frikën që ka për LSI, se po humb pushtetin.
“Ka një dalje krejtësisht nga roli i presidentit të Republikës, dhe këtë mendoj se as Meta nuk e ka për turp ta thotë. Më bën përshtypje se si një njeri që Kushtetuta dhe roli që ka e vendos të mos ketë sensbilitet për zgjedhjet është kaq i acaruar, ndërkohë që Basha është i rehatuar. Kjo është paradoksale që sot dha një shkëndijë rrufeje, kur Meta e goditi fort. Nuk ka qenë lapsus, ka qenë e qëllimshme, ishte një lloj deklaratë dhëmbë për dhëmbë, se Meta e dha për kur u pyet për Bashën. Basha mund të merret vetëm peng nga qeveria, se Rama që presidenti e korrigjoi pastaj, nuk ka kush të merret peng se është njeriu më i pushtetshëm në vend. I doli nga shpirti, ose e kishte të menduar, Meta është qartazi i acaruar, më shumë se kushdo tjetër. Ose mendon që Basha po merret peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rol që ka pasur në këto vitet e fundit edhe për shkak të qëndrimit të Lulzim Bashës”, tha Patozi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post