Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, trajtoi një temë tepër gjithëpërfshirëse. “A duhet lënë vetëm prindërit”, kjo ishte tema e diskutimit të sotëm. I gjithë paneli i të ftuarve, ishte i mendimit që prindërit për djemtë dhe vjehrri apo vjehrra për vajzat, duhet të jetojë në shtëpi dhe kurrsesi nuk duhet dërguar në azil.
I këtij mendimi ishte edhe balerini Graciano Tagani, i cili tha se për të është turpi i Zotit nëse prindërit dërgohen në azil.
“Është turpi i Zotit për mendimin tim që prindin ta dërgosh në azil. Kur të vdisja unë atëherë prindërit e mi do të arrinin të përfundonin në azil. Secili nga ne punon, secili nga ne ka pasur një jetë si të vështirë, të pasur dhe të varfër, por kurrë në jetë, nuk do ta lejoja të dërgoja prindërit tim në azil”, tha Graciano.
Diskutime rreth kësaj post