Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në Forumin “Europa Park” në Mynih të Gjermanisë ka thënë se është e pakuptimtë që të privosh vendet e Ballkanit Perëndimor nga negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar vendeve skeptike në BE, Rama ka thënë se nuk mund të imagjinojë Bashkimin Evropian si një shtëpi ku nipërit e thonë fjalën para gjyshërve.
“Ndryshimi i çasjes sonë me Serbinë. E vizitova Serbinë 68 vjet pas. Dhe Vuçic e vizitoi Shqipërinë për herë të parë si një drejtues i Serbisë. Sot marrëdhëniet janë të mira. Sa i takon zgjerimit e kuptoj që është mjaftë e vështirë. Të nxitesh nga rrjetet sociale dhe gazetat nuk është për të projektuar të ardhmen. Duam të jemi pjesë e BE por nuk mund të imagjinoj një shtëpi por kur nipërit e vegjël i vejnë pritë gjyshërve.” ka thënë Rama.
Kryeministri Rama më tej ka thënë se Macron i ka shprehur dëshirën që Shqipëria të jetë pjesë e BE, por sipas Ramës dhe lidër të tjerë nuk e thonë në publik për shkak se janë çështje politike.
Ndërsa duke u ndalur tek krimi i organizuar Rama ka thënë se shqiptarët nuk mund ta zhvillojnë ketë aktivitet kriminal pa gjetur mbështetje dhe baza në vendet e BE dhe kështu nuk duhet quajtur kriminelët shqiptarë.
“Nëse u themi që një Evropë mund të funksionojë me 33? Jo nuk mundet imagjinoje me shqiptarët me serbët. Por kjo nuk ndodh nëse fuqitë e mëdha gjejnë mënyra. Kur Bullgarët donin të hyjnë në Be, gazetat do të shkruanin se do të përpiqen të bëjnë vrasje. Tek rumunët thanë se hanë lejlek. Nuk ka një krim shqiptarë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar. Nuk kemi parë një kriminel shqiptar që nuk kishte 4 kodë në Gjermani Holandë, Itali. BE e krimit të organizuar nuk ka negociata. Kush vrapon më shpejt fiton. Si është e mundur që shërbimet sekrete dhe të dhënat për kriminalitetin nuk bashkë ndahen. Sie lufton krimin. Ata e kuptojnë njëri tjetrin dhe ja dalin. Në Holandë shqiptarët janë bërë gjëja më e keqe po nuk është e vërtetë. Ku thuhej se një bandë tjetër shqiptarë shpërbëhet. Por ku e lexoje në të ishin vetëm dy shqiptarë që ruanin magazinën. Por politika e paraqiti për bandë shqiptare. Pastaj shkrimi Etni që është pjesë e lojës. Macron më ka përsëritur se nëse biem dakord kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të Le Pen, të djathtës, po si mund të kesh fuqi. Ka shumë zgjedhje. Problemi është se pse nuk e thua publikisht që na pëlqeni dhe duam t’ju marrim por për momentin duam të lyejmë shtëpinë. Publikisht thonë që kanë probleme. Jo se Macron po përballet me zgjedhjet. Është vendimi për konferencën e parë . Pozicioni ynë është i çuditshëm. Ne na thuhet që Evropa do të martohet me ne por si mund të martohesh kur nuk flet. Anëtarësimi është tjetër histori. Negociatat përbëjnë udhërrëfyesit. Anëtarësimi do të vijë për pasojë negociata është reale. Dhe ti privosh vendet është e pakuptimtë. Është momenti i duhur për tju thënë hajdeni vizitojeni Shqipërinë. Është vendi më i sigurt në Evropë për të huajt.” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post