Gazetari Lutfi Dervishi, autor i emisionit “Përballë” në RTSH u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin “Fytyra e shkëmbimit” të Programit të Vizitorit Ndërkombëtar Udhëheqës.
Çmimi ju dha nga Ndihmës sekretarja e Shtetit, Marie Royce dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në prani të një grupi të veçantë pjesëmarrësish të programit Ndërkombëtar të Lidershipit.
Ndarja e çmimeve bëhet në 80 vjetorin e këtij program të Departamentit të Shtetit, që ka pasur 225 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Nisma #FytyrateShkëmbimit thekson 80 vitet e programit duke u ndalur tek 80 ish pjesmarrës të suksesshëm, jetët dhe punën e tyre dhe ndikimin që programi i shkëmbimit ka patur në komunitetet nëpër botë.
Shqipëria u përfaqësua nga Lutfi Dervishi, një nga ekspertët e medias në Shqipëri dhe një nga “Fytyra të shkëmbimit” të programit të Lidershipit.
Diskutime rreth kësaj post