Deputetja Rudina Hajdari u jep fund hamendjeve duke treguar se me cilën parti do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Ajo tha se do të jetë pjesë e një partie të re të quajtur “Nisma”, por që nuk ka lidhje me “Nisma Thurje”.
“Padyshim që do të marrim pjesë në zgjedhje. Do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje e re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin “Nisma”.
Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, – deklaroi deputetja.
Hajdari tha se shoqëria civile “Nisma Thurje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.
“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, – tha Hajdari.
Pak ditë më parë u përfol për një krisje mes Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të “Nismës Thurje”, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. /Lapsi.al
Diskutime rreth kësaj post