Fushatat e Donald Trump janë të njohura për atmosferën e tyre optimiste dhe guximin politik.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar që ai mund të “largohet nga vendi” nëse humbet zgjedhjet muajin e ardhshëm ndaj kandidati demokrat, Joe Biden.
Gjatë një tubimi në Georgia të premten ai tha, “a mund ta imagjinoni nëse humbas? Unë nuk do të ndihem mirë dhe ndoshta do të duhet të largohem nga vendi, nuk e di ”.
Trump u shpreh se gara kundër kandidatit më të keq në historinë e politikës do ta bënte të ndihej në presion.
“A mund ta imagjinoni nëse do të humbas, çfarë do të bëj? Unë do të jem i detyruar të them se kam humbur ndaj kandidatit më të keq në historinë e politikës”, tha Trump përpara audiencës.
Presidenti gjithashtu tha se ai nuk do të merrte pjesë në asnjë mbledhje fondesh gjatë 2020.
“Unë mund të mbledh më shumë para,” tha ai. “Unë mund të jem personi i cili ka grumbulluar më shumë fonde por thjesht nuk dua ta bëj.”
Sipas sondazheve demokratët janë në epërsi në shtetin e Floridas, i cili konsiderohet si një shtet i rëndësishëm për fitoren e Trump, Biden udhëheq me 54% ndërsa Trump me 43%.
Diskutime rreth kësaj post