Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të flasë për personat që fshihen pas inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Gazetari Blendi Fevziu tha se ka përgatitur një video për tre persona që qëndrojnë pas inceneratorëve, por kryeministri Edi Rama nuk pranoi që ta transmetonte.
Rama tha se nuk pranon të flasë për persona, por do të flasë vetëm për punën e inceneratorëve.
Debati në emisionin “Opinion”:
Edi Rama: Po filluat me persona mblidhuni bashkë se unë nuk flas për persona. Nuk më intereson fare.
Armand Shkullaku: Pse mo një person kanë inceneratorët e Shqipërisë?
Blendi Fevziu: Pas inceneratorëve qëndrojnë tre persona, dy burra dhe gruaja e njërit prej tyre.
Edi Rama: Nuk më intereson fare o zotëri. Nuk më interesojnë fare gratë dhe burrat e botës. Unë ju them doni të merreni me çfarë është bërë apo doni të merreni me këta. Jeni mësuar me këta qindra milionët dhe i përsërisni.
Diskutime rreth kësaj post