Deputeti socialist Taulant Balla foli për fjalët që qarkullojnë vazhdimisht në media se do të bëhet ministër i Brendshëm. Balla tha se ai është sekretar i përgjithshëm i PS dhe se nuk mund të jetë pjesë e kabinetit.
“Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe se nuk mund të jetë pjesë e kabinetit. Ajo që po ju them është se të gjithë këto vite sa herë që flitet për zëvendësim të ministrit të brendshëm pa të drejtë përflitet emri im. Ajo që dua të sqarojë është se në 12 qarqet ministri i Brendshëm ka prezantuar forcën speciale “Shqiponja” dhe kanë qenë prezentë deputetë jo vetëm të PS por dhe të tjerë.
Unë mbajta një fjalë përshëndetëse në Elbasan, për rritjen e forcës goditëse të policisë së shtetit. Elbasani nuk është një qytet i marrë peng nga bandat dhe nuk kontrollohet nga krimi”, tha Balla për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post