Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e votës së emigrantëve në 25 prill. Kryeministri tha se kjo është përgjegjësi direkte e strukturës së re të administratës zgjedhore.
“Në këndvështrimin tim është humbur shumë kohë për këtë çështje, ashtu siç është humbur kohë edhe me identifikimin biometrik. Por përsëris se me këtë platformë mirëpresim të gjitha ata që janë në emigracion, që mendojnë se kanë diçka që mund ta ofrojnë. Patjetër ne do ta konsiderojmë dhe është objektivi ynë që të kemi dikë të përfaqësojë dëshirën e atyre që janë në emigracion. A do ta realizojmë dot. Këtë nuk e di, por jemi shumë të interesuar ta bëjmë këtë gjë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post