Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama në konferencën me gazetarët për zgjedhjet brenda PD-së, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm e demokratëve, Gazment Bardhi.
Bardhi ka shpërndarë një video të përgjimeve, që sipas tij, vërteton shit-blerjen e votës, ndërsa thekon se në PS kandidatët për deputet përzgjidhen në bashkëpunim me krimin.
Postimi:
“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”, shkruhet në reagim.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post