Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza, ka komentuar votimet e anëtarësisë së PD për kandidatët për deputetë. Ai e ka quajtur këtë një proces qesharak, që do të sjellë armiq brenda partisë.
“Nëse ka një gjë më qesharake se kjo që po bën PD. Na vjen në favor. Pse? Po flas shumë hapur si qytetar. Të përzgjedhësh 6000 mijë kandidatura për deputet do të thotë të zgjedhësh 3 kandidaturë në secilin prej 2 mijë fshatrave. Imagjino ta shndërrosh procesin e ta banalizosh deri në këtë pikë sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave është më e dëmshme sesa thjesht për partinë.
Ke 5000 kandidatura që eleminohen armiq dhe kundërshtarë. kjo është e dëmshme . A ke gjet ndonjë shqiptarë të bëjë dikë më të mirë se veten, edhe sikur ajo të jetë anshtanj. Kandidati më i dobët në Shqipëri që s’ka bërë dot asnjë fuksion tjetër politik. Kjo është në disfavor. Procesi u bë qesharak përveç dhunës në Kamëz, që tregon fytyrën e vëqrtetë të PD ka dhe problemin tjetër a ke dëgjuar të ftohet të votojë kundër. Ti mund të votosh pro, se kush të përfaqëson më mirë”, shtoi Peza për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post