Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka reaguar ashpër lidhur me një ngjarje që u publikua ditën e djeshme në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’. Vilma 33 vjeç nga Korça ka rrëfyer në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare” të gjitha vuajtjet që ish-burri i saj i ka bërë të përjetojë për vite me rradhë.
Ai e ka dhunuar, e ka tradhëtuar para syve, ka duruar të sharat dhe ofendimet e vjehrrës etj. Mirëpo ditën e djeshme Vilma ka kërkuar të takojë fëmijët, djalin dhe vajzën. Djali i saj erdhi në emision por nuk pranoi të takonte të ëmen, duke treguar edhe mllef ndaj saj. Madje një moment 15-vjeçari justifikoi edhe dhunën e babit të tij ndaj të ëmës. Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe Rudina Dembacaj.
“Nëse i rrisni kështu fëmijët tuaj, më mirë sterilizohuni”, – shkruan Rudina në një postim.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post