Këngëtarja Rozana Radi ka vendosur të flasë për herë të parë partnerin e saj. Djali që i ka vjedhur zemrën artistes quhet Shpëtim dhe prej vitesh, çifti bashkëjetojnë.
Rozana ka treguar se është pikërisht ajo që mban më shumë inat mes të dyve, megjithatë mesa ka treguar, është po Rozana ajo që pendohet më shpejtë. Duke qenë se Rozi ka shprehur shpesh publikisht ‘dobësinë’ për të motrën, Andetën, Ardit Gjebrea e ka ngacmuar pikërisht për këtë të fundit në raport me Shpëtimin.
“Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta. Kurse për Shpëtimin nëse do e humbja, do e vuaja por duhet që në 2020-2021 vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”, – është shprehur Rozana.
Diskutime rreth kësaj post