Sekretari për Mediat i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka dhënë tre arsyet pse sipas tij PS meriton një mandat të tretë qeverisës. Peza tha se tre shtyllat themelore janë; reforma në drejtësi, programi i rindërtimit dhe përballimi i pandemisë.
“Tre më themeloret janë se PS ka bërë disa nga reformat më të thella të shtetformimit, një nga të cilat është reforma në drejtësi. Që kjo reformë të japë rezultatet e veta duhet të vazhdojë me grintën e fundit të institucioneve të reja. I duhet dhënë edhe 4 vite kohë PS-së, ta mbështesë këtë reformë. E dyta, sepse ka një program rindërtimi, dhe PS është treguar shumë e zonja për ta çuar përpara këtë program. Dhe e treta përballimi i Covid social dhe ekonomik”, – u shpreh Peza për ReportTV.
Diskutime rreth kësaj post