Kryeministri, Edi Rama ishte sot në Fushë-Krujë ku vizitoi lagjen e re të këtij qytetit, e cila u rindërtua pasi e shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.
“Pavarësisht motit do të punojmë pa pushim. Pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonë me ndalimin komplet nga karantina e përgjithshme. Vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet të bëjmë. Nuk duhet të vonohemi më tutje sa të kemi mundësi”, – tha Rama.
Nga inxhinierii punimeve mori garancinë se brenda një muaji e gjysmë do të nisë puna edhe për ndërtimit e pallateve të reja.
Edhe pse moti nuk e favorizoi gjatë inspektimit, pasi shiu binte curril, Rama nuk preferoi të mbante çadër por kishte hedhur mbi kokë kapuçin e xhupit.
Po kështu kryeministri ishte kujdesur që të vendoste maskën edhe jashtë përpara se vendimi të hyjë në fuqi. Ajo binte në sy për trëndafilin e madh të kuq.
Shefi i qeverisë nuk kurseu edhe kritikat ndaj kryebashkiakut Artur Bushi që e shoqëronte.
“Duhet të vësh maskën, është me detyrim kudo përveçse në shtëpi” – i tha Rama teksa për vete kishte vendosur një maskë me një trëndafil të kuq.
Diskutime rreth kësaj post