Kreu i shtetit Ilir Meta ka shpërndarë një postim të profesorit Kastriot Islamit, ku ky i fundit nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë duke thënë se Shqipëria sot është zhytur në borxhe.
“Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri? Faleminderit Prof. Kastriot Islami për qartësinë!”, shkruan Meta.
Ndërsa, në shkrimin e tij, Islami deklaron se sot vendi ynë përballet me një krizë të madhe borxhesh, ndërsa shqiptarët vazhdojnë që të ikin në mënyrë masive.
Kastriot Islami thekson se Rama e ka çuar borxhin publik në shifra marramendëse, duke zhytur shqiptarët në një varfëri të skajshme.
Islami shton se Rama e kërkon mandatin e tretë, me qëllim që t’i shpëtojë zullumeve të mëdha që ka bërë.
Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri? Faleminderit Prof. Kastriot Islami për qartësinë!
Posted by Ilir Meta on Sunday, October 11, 2020
Diskutime rreth kësaj post