Një nga të ftuarit në episodin e tretë të “Shiko Kush LUAN” ishte edhe kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, i cili u bë pjesë e lojërave të ndryshme. Ndër to ishte dhe loja “Martesë; Një natë me…; Refuzim”.
Pjesë e lojës u bënë të gjithë të ftuarit, të cilët duhet të përzgjidhnin një nga tre personazhet e personalizuara për gjithë secilin prej tyre.
Personazhet për të ftuarin Kujtim Gjuzi ishin: “Elisa Spiropali, Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi”.
Gjuzi lidhur me këto tri emra e kategoritë e lojës u përgjigj: ”Darkë me Spiropalin, një takim me Jozefinën mos të ngelemi vetëm në Facebook miq dhe Monikën e kam rang krushqie nga Dibra, s’kam ç’i bëj.”
Këto ishin përgjigjet e Gjuzit, i cili nuk iu përmbajt së tepërmi rregullave të lojës, por dha mendimin e tij për të trija zonjat e politikës shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post