Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, ka ironizuar mënyrën e votimit të kandidatëve për deputet në PD. Kulluri thotë se me votimin me kryq te emri, kryedemokrati Lulzim Basha, do t’i sigurojë kryeministrit Edi Rama fitore të sigurtë.
Sipas tij në votimet e 25 prillit njerëzit do të do të vënë kryq te Rama dhe anidatët e PS, dhe në këtë mënyrë ai do të marrë 95% te votave.
“Bravo Luli, bravo! Me këtë votimin me kryq te emri që nuk duan demokratet për kandidat për deputet, do shkojnë njerëzit të vënë kryqe tek Edi Rama dhe kandidatët e PS! Do e nxjerrësh Ramën me 95% të votave. Fitorja do jetë e sigurt. Jepi”, – shkruan Kulluri në “Facebook”.
Mbrëmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Partinë demokratike në Tiranë nga ana e anëtarësisë, të cilët kanë votuar mes 140 emrash të propozuar për kandidatë për deputetë. Në Kamzë madje janë shënuar dhe incidente.
Diskutime rreth kësaj post