Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një reagim të fortë për tenderët që jepen për rikonstruksion apo ndërtimin e veprave të reja.
Nisur nga tenderi 14 milionë euro për rikonstruktimin e piramidës, Manjani shkruan, si ai nuk kritikon askënd që investon por ka raste kur shifrat kërcasin aq shumë saqë nuk rri dot pa reaguar. Sipas Manjanit me kaq para Piramida mund të bëhej e re nga fillimi dhe jo të rikonstruktohej.
Postimi i plotë:
“Piramida e florinjtë.
Jam nga ata që nuk akuzoj askënd. Aq më pak të fajsoj apo linçoj bisnesmenë pse fitojnë tendera, leje ndërtime apo liçensa.
Nuk jam për të ndalur ndërtimin, zhvillimin e infrastrukturës si dhe urbanizimin modern të qyteteve. Njësoj mbështes konservimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore në çdo qytet.
Por ka një gjë themelore QË NUK SHKON.
Çmimet për njësi të çdo pune publike KËRCASIN. Fjala vjen, rikonstruksioni i piramidës kushtoka 14 milionë euro!!!
Ejjj 14 milionë euro rikonstruksion!!! U çudita, me thënë të drejtën.
Po me kaq para bëhet e re mo! Dhe më të madhe se ekzistuesja. Nuk ka nevojë të jesh inxhinier ndërtimi për ta kuptuar këtë gjë.
Një firmë ndërtimi normale, me aq para do ndërtonte rreth 46 000 m² ndërtim privat.
Nëse do të harxhoheshin në arsim, me aq para ndërtohen 10 shkolla luksoze. Me aq para mund të pajisen 250 shkolla me sistem modern ngrohje e ftohje.
Me aq para rindërtohet Teatri Kombëtar sipas arkitekturës origjinale dhe rivendoset dhe objekti i trashëgimisë kulturore.
Një hesap i thjeshtë është ky, kur pjesëton shifrën e tenderuar me koston e ndërtimit 350 euro për m². Kosto ndërtimi luksi kjo…
A ka preventivues e inxhinierë ky shtet apo jo?!
Un jam për rikonstruksionin e piramidës, pa asnjë diskutim, por jo kaq shtrenjtë.
PËRGJEGJMËRIA dhe EFIÇENSA janë parime të shenjta në administrimin e parave e punëve publike.
E përsëris: nuk po akuzoj e as fajsoj askënd, por kjo nuk shkon! KËRCET shumë. Natyrshëm njerëzit kanë të drejtë të hamendësojnë, të krijojnë përshtypje përsa shohin…
Aq më tepër kur të gjitha punët publike i kryen 1 firmë ose një grusht firmash. Llogjika na sugjeron që ska garë as studim tregu ndaj dhe çmimet KËRCASIN!!!
Papërgjeshmëria dhe joefiçensa mund të të shpëtojnë nga ndjekja penale, por jo nga gjykimi publik e politik!
PO SHPENZOHET JASHTË MASE KEQ, SHUUUUUMË PARA PUBLIKE.”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post