Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë ka zbuluar se ka qenë babai i tij ai që i ka vendosur emrin. Ai thotë se mamaja e tij ka qenë për Drin, por babai fitoi në fund dhe u quajt Erion. Më tej kryebashkiaku thotë se i ati ndërroi jetë kur ishte 10 vjeç dhe e ka një kujtim prej tij.
Madje shton se ndjen shumë kënaqësi kur shokët e të atit apo miqtë i thonë që i ngjan shumë dhe ka të njëjtin karakter, vendosmëri dhe pozitivitet.
“Babai donte Erion dhe mamaja Drini, kështu në finale fitoi babai. E kam një kujtim prej tij, ai ndërroi jetë shumë shumë herët, kam qenë 10 vjeç e pak, ndërsa vëllai 4, ai nuk e mban mend shumë. Më jep shumë kënaqësi kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz që më thonë kam qenë shok i babait tënd, që i ngjaj, që kam të njëjtin karakter, vendosmëri, energji, pozitivitet. Dhe më bëhet shumë qejfi, se kur dikë shumë të dashur se ke njohur shumë duhet ta konfirmojnë të tjerët sa i ngjan”, u shpreh Veliaj.
Po ashtu kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi për marrëdhënien e tij me ushqimin, ku shtoi se ushqehet në mënyrë jo të shëndetshme për shkak të qëndrimit me orë të gjata jashtë shtëpisë dhe angazhimeve të shumta në Bashki.
I pyetur nga gazetarja për bashkëshorten Ajola Xoxa, nëse ajo gatuan për të apo jo, Veliaj tregoi se Ajola është shumë e zonja në kuzhinë.
“Ajola gatuan shumë mirë, dhe në fakt një pjesë e debatit është, unë gatuaj, unë mbaj shtëpinë dhe ti i lë…! Mendoj se është mërzia më e madhe për një njëri që ka pasion kuzhinën”, u shpreh Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post