Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar pas konfirmimit si kandidat për deputet në listat e PD-së. Mziu shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike në Degën Kamëz.
Postimi i Mziut:
“Nuk gjejë dot fjali më shprehëse sesa: Mirënjohje për çdo anëtar të Partisë Demokratike në Degën Kamëz!
Ju përsëri dëshmuat se mbeteni simbol i lirisë, i garës së hapur dhe konkurencës.
Konfirmimi i gjithë kandidatëve si përfaqësues politik të forcës tonë është tregues i unitetit, pjekurisë, energjisë dhe fuqisë që ka kjo degë, ikonë e fitoreve, krenari e demokratëve.
Sigurisht që vota e sotme është edhe një mundësi reflektimi se çfarë mund dhe duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen e afërt.
25 prilli është pranë.
Fuqia jonë reale do tregohet me numra atë ditë, atë datë të mezi pritur.
Ajo është beteja jonë, kjo ishte një garë midis miqve të të njejtit ideal.
Urime dhe suksese të gjithëve!
Suksese dhe fitore Partisë Demokratike!
Me Lulzim Bashën ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë” – ka shkruar Mziu.
Diskutime rreth kësaj post