Një delegacion i lartë suedez i kryesuar nga ministrja e Jashtme, Ann Linde dhe Ministri për Punët e Brendshme, Mikael Damberg, qëndroi për disa orë në Tiranë duke u takuar me zyrtarë të nivelit të lartë, si kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj.
Gjatë ndalesës disa orëshe, përveç cështjeve ekonomike dhe të integrimit, ra sy vizita e parë e një ministri të Brendshëm të një shteti të rëndësishëm si Suedia.
Ministri Damberg tha se krimi i organizuar shqiptar është kthyer në problem për Suedinë dhe BE, prandaj do të asistojnë më shumë policinë shqiptare në luftën ndaj këtij fenomeni.
“Krimi organizuar shqiptar dhe është shumë shqetësues. Besoj për herë të parë në historinë moderne mes 2 vendeve që një ministër i Punëve të Brendshme Suedeze viziton vendin tuaj. Ne kemi bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj suedeze këtu në luftën ndaj krimit, por sidomos duke u përpjekur që të ndalojmë moshat e reja të përfshihen në aktivitete kriminale. Por tani jemi duke parë mundësinë për të luftuar krimin e organizuar sëbashku, kjo është një kërkesë nga Suedia por edhe nga Unioni Europian. Lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet në rrugën drejt BE-së”, shprehet Mikael Damberg-Ministri i Brendshëm i Suedisë për RTV SCAN.
Diskutime rreth kësaj post