Deputeti Halit Valteri i është përgjigjur pyetjes nëse kishte si qëllim që ta godiste kolegun e tij Gjiknuri gjatë debatit që ndodhi të hënën jashtë parlamentit.
Gazetari: Dua t’ju pyes, pak dhe në kontekstin e humort, gjatë debatit me Gjiknurin, a menduar vërtet ta qëllonit?
Valteri: Ne kemi 1 vit e gjysmë që njihemi dhe po të shihni atë video, as unë s’doja ta shihja veten ashtu aq të inatosur. Unë hyj te njerëzit që se kam problem të përballem me çdokënd, të çfarëdo lloj mënyre. As Gjiknuri as një njeri nuk e ka shansin të më privoj mua nga të drejtat e mia. Unë ja dhashë mesazhet që kisha për t’i dhënë. Ne kemi bërë gati dosjet, për të gjithë ata që kanë dhënë koncesione pa garë. Emrat e tjerë do t’i shihni nëpër dokumenta që do t’i publikojmë. Ka ish-minstra dhe ministra që do përballen me ligjin. Gjiknurin do e coojmë në SPAK për infrastrukturën dhe ka gjëra të çuditshme në ato letra.
Diskutime rreth kësaj post