Prestigjozja britanike Financial Times shkruan se Turqia është bërë një konkurrent serioz në fushën e dronëve të armatosur për SHBA, Izraelin dhe Kinën dhe se është një fuqi në rritje.
Teksti thekson se ushtria azerbajxhanase publikoi pamjet e dronëve të prodhuara nga Turqia që shkatërruan dhjetra sisteme armene të mbrojtjes ajrore, njësi artilerie dhe tanke.
Krahina eNago-Karabakut është, pas Sirisë, Libisë, Irakut verior dhe Mesdheut Lindor, zona e pestë e konfliktit të huaj në të cilën përdoren dronë të bërë nga Turqia, shtoi teksti.
“Forcimi i industrisë turke të dronëve është rezultat i 20 viteve përpjekje për të forcuar industrinë e mbrojtjes, me synimin për të ringjallur krenarinë kombëtare, pra zvogëlimin e blerjes së armëve dhe varësinë nga Perëndim,” shkruan Financial Times.
Themeluesi dhe bashkë-drejtori i Qendrës së Studimit të Dronëve në Bard College në New York, Dan Gettinger, tha se Turqia është bërë një konkurrent serioz i SHBA Izraelit dhe Kinës në fushën e dronëve të armatosur dhe se programi i dronëve të Turqisë është mjaft i sofistikuar.
Turqia shiti tanke, automjete të blinduara, pjesë aeroplani, armë dhe municione vendeve të tjera vitin e kaluar, me vlerë prej 3 miliardë dollarësh.
“Këto eksporte në vitin 2002 arritën në 248 milion dollarë. Zyrtarët presin që në 2023, ata do të arrijnë shifrën e 10 miliardë”, thotë FT.
Përpjekjet e Turqisë për të prodhuar dronët e saj janë të lidhura ngushtë me faktin se vendi ka luftuar me organizatën terroriste PKK për disa kohë.
Analisti Anil Mevlutoglu tregon se problemet në prokurimin e dronëve nga vendet e tjera dhe në përdorimin e tyre kanë bërë që dronët të bëhen “përparësia më e lartë” e Turqisë.
Që nga viti 2017, Turqia ka përdorur dronët e saj në mënyrë të konsiderueshme për të luftuar PKK. Drejtori i Grupit të Krizave Ndërkombëtare për Turqinë, Nigar Goksel thotë se dronët e armatosur e kanë lejuar Turqinë të heqë elementët e PKK nga zonat malore ku kanë fole për më shumë se 30 vjet.
Diskutime rreth kësaj post