Përgatitjet përfundimtare janë duke u zhvilluar për rihapjen e bregdetit të Maras-it, një zonë turistike në qytetin e Qipros Veriore – Gazimegusi, i cili është mbyllur plotësisht dhe braktisur prej 46 vitesh.
Maras është një qytet i braktisur ku civilëve u është ndaluar hyrja për 46 vjet dhe vetëm ushtria e Qipros Veriore lejohet të hyjë. Nga e entja në mëngjes, një pjesë e plazhit publik dhe rruga “Demokratije” do të jetë e hapur për qytetarët.
Një ditë para hapjes, një grup gazetarësh vizituan punimet dhe aktivitetet në brendësi të Maras-it.
Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore, Ersin Tatar, tha në Ankara se brigjet e Maras-it do të jenë të hapura herët në mëngjes të enjten dhe se makineritë e ndërtimit janë tashmë të vendosura aty.
Ai tha se ata i kishin sjellë punimet në një fazë në përputhje me udhërrëfyesin që kishin përgatitur dhe se ata kishin ndërmarrë hapin e parë konkret.
“Ne po fillojmë punën për t’i dhënë territorit tonë, i cili i referohet plazhit publik, rrugës “Demokratije” dhe zonës bregdetare, qytetarëve tanë për përdorim,” – tha Tatar.
Në seancën e Këshillit të Ministrave të KKTC në 18 qershor 2019, u vendos të merreshin hapa për të hapur Maras-in, një destinacion i njohur turistik që ka qenë si një “qytet fantazmë” për gati pesë dekada, i cili është mbyllur që nga viti 1974. Kjo pasi një ekip zhvilloi një studim shkencor.
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i KKTC, Kudret Ozersay morën pjesë në studimin e parë të inventarit në rajon, në korrik 2019, dhe Kryeministri Tatar ndoqi zhvillimet.
Shoqata e Avokatëve të Turqisë (TBB) mbajti një takim në 15 shkurt me titull “Hapja e Maras-it me aspekte juridike, politike dhe ekonomike”.
Qyteti është viktimë e përplasjeve greko-turke për Qipron, i cili rihapet në një kohë tjetër tensionesh mes Athinës dhe Ankarasë, kësaj herë për të drejtën e shfrytëzimit të burimeve nëndetare rreth Qipros.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post