Nuk kanë fund sfidat e Turqisë ndaj Greqisë në Mesdheun Lindor. Vendi fqinj njoftoi se ka nxjerrë një anije të re kërkimi ri , në “zemër” të Egjeut për një stërvitje të vërtetë përgjatë tre ditëve, përkatësisht në 26-28 tetor.
Data 28 tetor është edhe dita e përvjetorit kombëtar e shtetit grek. Mediat greke shkruajnë se kjo do ta bëjë edhe më të vështirë rrugën drejt diplomacisë. Navtex vjen në një kohë kur po kërkohet dialog i përbashkët mes Athinës dhe Ankarasë.
Pas vendimeve të Samitit klima mes tyre dukej më e normalizuar.
Sipas hartës me koordinatat e lëshuara nga stacioni hidroelektrik i Smyrna natën e kaluar, zona detare ku po bëhen kërkime nga Turqia ndodhet midis ishujve Skyros, Psara, Evia dhe Chios.
Diskutime rreth kësaj post