Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, pas vizitës që pati dje në Shqipëri, sot do të shkojë në Kosovë.
Gjatë vizitës, komisionari do të takohet me kryeministrin Hoti dhe anëtarët e qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.
Mësohet se zyrtari i BE do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Gjithashtu do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25, në ndërtesën e qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post