Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se Partia Socialistë nuk ka dashur të shkarkojnë presidentin Ilir Meta për shkak se i druhet largimit të tij nga Shqipëria.
Ngjela tha se kjo ka ardhur pas kërkesës së ndërkombëtarëve që të mos përsëritet skenari “Gruevksi”.
“A keni parë president që të jetë më palë se ky? I ka humbur busulla fare. Ka frikë nga Byroja Kombëtare e Hetimit. T’ju pyes unë ju: A e dini pse s’e shkarkoi PS Metën? PS-në nuk e lanë partnerët ta shkarkonte Ilir Metën, që të mos ikte në azil politik si Gruevski. Sepse sapo fillon procedura, kërkasin e ikin e thonë proces politik”, tha Ngjela për Abc News.
Pyetur nga gazetari nëse kjo bëhet që kur të jetë hetuar të jetë ende në Shqipëri, avokati pohoi duke shtuar se ligji i ri për BKH do të hetojnë ministrja, deputetë dhe figura të tjera të njohura të politikës.
“Ligji për BKH parashikon ministra, kryeministra, deputetë. Ikin kryetarë e partive. LSI më e goditura. Do krijohet vakuum. Kush do ta mbushë? Ndryshe nga 1990 kur e mbushi Ramizi, tani do ta mbushë Uashingtoni”, u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post