Endri Shabani i ‘Nismës Thurje’ është shprehur hapur se deputetja Rudina Hajdari nuk ka qenë pjesë e grupit. Sipas tij nuk mund të ketë përjashtim kur ajo vetëm ka patur një bashkëpunim pasi bënte pjesë në Këshillin Politik.
“Nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e grupit. Ne kemi bashkëpunuar pasi ajo ka qenë në Këshillin Politik. Ne gjetëm një lloj mbështetje tek Hajdari por ajo ka patur axhendën e saj politike
Vendimi për të bashkëpunuar me të nuk është marrë akoma. Ne kemi marrë një vendim që të mos kemi njerëz që kanë marrë pjesë në rrjedhjen e Shqipërisë”, tha Shabani për A2.
Diskutime rreth kësaj post