Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike kanë shkaktuar jo pak pakënaqësira tek demokratët. Zamira Mernica e cila ka qenë listuar si kandidate për deputetë në vitin 2017, por nuk pranoi mandatin, ka denoncuar ‘pazaret’ që po bëhen në Fier.
Sipas saj zgjedhjet në PD janë të ndikuara nga miq e familjarë, të Luan Baçit, kryetarit të Partisë Demoratike Dega Fier.
Ajo shkruan se ky i fundit së bashku me Emiliano Monen kanë refuzuar të çojnë emrin e saj komision.
Postimi i Zamira Mernicës:
“Pershendetje Demokrate te paster, dhe me zemer te madhe, marr shkas nga Lista e Deputeteve per Qytetin e Fierit.
Dua te falenderoj te gjithe Ata/Ato qe me propozuan per Kandidate per Deputete, Mirenjohje per te Gjithe pa Perjashtim.
Te gjithe Ju me Njihni mua dhe Familjen time dhe gjith kontributin qe kemi dhen nder vite . Une mbaj postin Drejtoresh departamentit te Rendit per PD ne qytetin e Fierit, ne 2013 isha ne Komision ne qendrat e e votimit per Lagjen 1 Maj ,ne 2015 isha Antare e Kzaz, Ne 2017 isha Kandidate per Deputete dhe nuk pranova mandatin kur opozita u largua nga parlamenti ku u shoqerova ne Polici Familjarisht per protestat qe jan bere.
Disa nga emrat qe ishin ne liste jan rrethi I ngushte shoqeror I Luan Bacit, Kryetarit te Partise Demoratike Dega Fier qe ju kerkua te linte Pozicionin e Kryetarit qe te Behej Deputet, por ai vazhdoj te nderhy ne listat per deputet duke cuar miqe e tij, te dashurit e tij ose ose….
Pas propozimeve per Kandidatet per Deputet, Emiliano Mone Sekretari I Partise mik i Ngusht I Luanit dhe bashkpunetor ne Drejtorine e Patentave ku Cdo gje e Benin sebashku si per mire dhe per keq,nuk me ka njoftuar ne lidhje me procesin..
Emri im, nuk esht derguar ne Ne Komision, pasi Luan Baci sekretari I Rinise te Partise Komuniste, se bashku me Emiliano Monen , qe nga mbiemri dihet e shkuara Komuinste e tij.. kan refuzuar per dergimin e Emrit tim ne Komison, Cila do jet Arsyeja valle??
Pse Valle, gjithe miqte e tij jan dhe une nuk jam?? Familja ime esht e persekutuar, Babi im dhe shum demokrat te tjere Ndryshuan Historin ne 90,Babai im vdiq ne krye te detyres Si kryetar Grupseksionit Dermenas, vatra e djatht e palekundur e PD, te cilet jan shum te zhenjyer, nga mos vleresimi per familjen time.
Mua nuk me Largojne dot Nga Partia Demokratike, keta Bij Komunistash qe kan marre Peng PD e Fierit..
Une, jam Juriste ne Profesion, dhe ne Bazohemi ne fakte, dhe jam e gatshme te perballem ne cdo lloj situate.
Une jam dhe do te mbetem ky femija ne foto, qe do heqi dore nga PD asnje here.”, shkruan Zamira Mernica.
Diskutime rreth kësaj post