Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës, Heroin e Popullit Avni Rustemin.
Për analistin Ilir Demaliaj Avni Rustemi ishte një atentator që duhej të dënohej me ligj. Sipas tij, dekorimet janë bërë gjërat më të neveritshme në Shqipëri, pa vlerë dhe pa kriter.
“Kemi gjithmonë standard të dyfishtë për ngjarjet historike. Bashkëpunimet me serbët i ka bërë Enver Hoxha. Sa i përket dekorimit mendoj se ishte dekorim si përdorim politik për ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri. Avni Rustemi ishte një atentator që duhej të dënohej me ligj.
Nuk kemi sistemin gjyqësor në vend, është një lojë politike. Dekorimet janë bërë gjërat më të neveritshme në Shqipëri, pa vlerë dhe pa kriter. I jepen kujtdo dhe me miqësi”, – u shpreh Demalia për Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post