Gazetari Mero Baze ka ironizuar presidentin Ilir Meta në lidhje me reagimin e këtij të fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Kirgistan.
Baze shkruan se një arsye e fortë e Metës për dashurinë për protestat në Kirgistan është se ata kanë liruar nga burgu ndërkohë presidentin e akuzuar për korrupsion. Sipas tij ëndrra e Metës, nëse arrestohet janë këta protestues.
“Dhe një arsye e fort e Ilir Metës për dashurinë për protestat në Kirgistan. Ata kanë liruar nga burgu ndërkohë presidentin e akuzuar për korrupsion. Kështu i ëndërron Presidenti protestuesit. Nëse arrestohet”, – shkruan Mero Baze.
Kujtojmë se grupet opozitare kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të aparatit qeveritar në Kirgistan pasi në vend shpërthyen protesta të dhunshme pas zgjedhjeve. Deri të martën vonë, protestat kanë shkaktuar të paktën një viktimë dhe mbi 686 të plagosur.
Demonstruesit drejtuan kamionë drejt policisë dhe pushtuan pallatin presidencial dhe brendësinë e ndërtesës së parlamentit. Autoritetet përdorën gaz lotësjellës, topa uji dhe granata për të shpërndarë turmën e mbi 5,000 protestuesve.
Diskutime rreth kësaj post