Komisioni Europian ka ndezur dritën jeshile për hapjen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Dje është prezantuar progres-raporti, ku thuhet se Shqipëria ka plotësuar pjesën dërrmuese të kushteve dhe vetëm Gjykata Kushtetuese është kusht që ende nuk është realizuar.
Por eurodeputeti francez Jerome Riviere la të kuptohet se nuk do ta miratojë raportin.
“Me Shqipërinë, një vend i drejtuar nga mafia, por gjithashtu me një shumicë myslimane, Evropa që ju pretendoni të mbroni do të marrë fund”, – tha Riviere.
Pas fjalimit të Riviere, reagoi kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister, i cili i kërkoi të mos fyejë një vend mik si Shqipëria.
Diskutime rreth kësaj post