Ministri në detyrë pas zërave që kanë qarkualluar në media, është shprehur qartazi se nuk do të largohet nga Punët e Jashtme.
“Nuk kam plan të largohem nga politika”, deklaroi ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për Euronews Albania, duke shtuar se po punon për kryerjen e mandati të tij me sukses.
Cakaj mban postin e Sekretarit të Rinisë në Partinë Socialiste, dhe pyetjes se cili do të jetë angazhimi i tij i ardhshëm në politikë iu përgjigj duke thënë:
“Kjo është një pyetje që do t’ua them tjetër herë meqenëse unë do të jem në politikë, unë po punoj për kryerjen e e mandatit tim me sukses. Kemi edhe shumë detyra përpara, një prej objektivave është kandidatura jonë për Këshillin, ku realisht do të votohet vitin e ardhshëm dhe pritet që Shqipëria të bëhet për herë të parë në historinë e saj, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit ndaj që do të punoj me pasion për përmbushjen e detyrave të mia dhe nuk kam plane të largohem nga politika”., tha Cakaj.
I pyetur nëse i erdhi keq për largimin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit, Cakaj u përgjigj:
‘Kam respekt të jashtëzakonshëm për të, ka bërë një punë të shkëlqyer në detyrën e saj si ministre’., tha Cakaj.
Diskutime rreth kësaj post