Nisma “Thurje” bëri të ditur nga radhët e saj se ka larguar deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdarin. Lajmin e bëri të ditur Pano Soko, i cili u shpreh se formula e Partisë Socialiste për hapjen e listave, bie ndesh me parimet e organizatës dhe pengon kthimin e saj në forcë politike.
Por, si qëndron e vërteta në lidhje me deputeten Rudina Hajdari?
Endri Shabani nga Nisma “Thurje” tregoi të vërtetën e kësaj pjesë në studion e emisionit “Ilva Now”, ku mes tjerash u shpreh:
“Të jem i sinqertë jam pak i mërzitur dhe i shqetësuar, sepse kemi një vit e gjysmë që vijmë vërdallë në të gjithë Shqipërinë dhe kemi hedhur tetë teza se si reformohet Shqipëria. Pas protestës së studentëve të 2018-s, në janar të 2019-s kemi nisur një tur kombëtar për nismë ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kemi mbledhur 50 mijë firma dhe në të gjithë Shqipërinë dhe e kemi depozituar zyrtarisht këtë në parlament, ku në atë periudhë, aktorët politikë janë vënë në garë për të na luftuar, pak kanë qenë mbështetës. Këtu znj. Hajdari na ka mbështetur në këtë nismë që kemi marrë. Ky bashkëpunim ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sistemi zgjedhor u përmbyll dje. Nuk ka tërheqje, ka një gjë që ende nuk ka nisur. Është një projekt që është diskutuar, por nuk ka nisur. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë aktorët në lojë janë e shkuara. Këtu lufta, debati bëhet midis të shkuarës dhe të ardhmes”, tha ai.
Ai tha se nisma “Thurja” do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 2021, ndërkohë nuk dha një përgjigje shteruese nëse znj. Hajdari do jetë apo jo pjesë e saj.
“Nisma Thurje do të jetë në garë, kjo është e sigurt. Është një vendim që nuk e kemi marrë në të shkuarën, por as sot, por megjithatë është për t’u diskutuar”, tha Endri Shabani.
Pas kësaj çështje ka reaguar edhe vetë Rudina Hajdari, e cila u shpreh se nuk ka tërheqje nga projekti politik.
Diskutime rreth kësaj post